Pas katër ditësh të kaluara pranë familjes, Jakup Krasniqi është larguar nga banesa e tij në Prishtinë për t’u kthyer në Hagë.
Lamtumira me më të dashurit e tij është shoqëruar me emocione të forta, lot dhe përqafime.
Në momentet e fundit para largimit, djali i tij, deputeti Altin Krasniqi, ka qenë ai që e ka përcjellë deri te dera e banesës. Ndërkohë, familjarët e tjerë e kanë përshëndetur nga ballkoni, duke e përcjellë me emocione.
Vizita katërditore, e cila i dha mundësinë Krasniqit të qëndronte pranë njerëzve të tij më të afërt, është mbyllur me një ndarje të vështirë për familjen.
Krasniqi është përcjellë nga pjesëtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ndërsa kthimi i tij në Hagë, me aeroplan special, pritet të bëhet sot rreth orës 15:00.