“Më thoshte se më donte, por fshihte se kishte grua dhe familje”–Rrëfehet lexuesja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2026, 17:40

Fatkeqësisht, gjithnjë e më shumë vajza të reja bien pre e mashtrimeve emocionale nga persona që fitojnë besimin e tyre me premtime dashurie dhe fjalë të bukura, ndërsa fshehin të vërtetën për jetën e tyre private.

Një rast të tillë e ka ndarë me JOQ Kosova një lexuese, e cila pretendon se është mashtruar nga një person që i ishte prezantuar si beqar, por që në të vërtetë kishte grua dhe familje.

Ajo tregon se e kishte njohur personin në fjalë, i cili i kishte thënë se nuk ishte i martuar dhe nuk kishte grua. Gjatë komunikimit, sipas saj, ai i kishte dhënë shpresa, i kishte shprehur dashuri dhe e kishte bërë të besonte në sinqeritetin e tij.

Mirëpo, më vonë ajo kishte zbuluar se ai në të vërtetë kishte grua dhe familje.

Lexuesja thotë se është ndier e mashtruar dhe e lënduar, pasi thekson se nuk do të kishte krijuar kurrë një lidhje të tillë sikur ta dinte të vërtetën që në fillim.

Ajo thekson se nuk ka për qëllim të lëndojë askënd, por dëshiron që historia e saj të dëgjohet dhe të shërbejë si një mesazh për të gjithë ata që luajnë me ndjenjat e të tjerëve.

“Dua vetëm që historia ime të dëgjohet dhe njerëzit ta kuptojnë se nuk duhet të luajnë me ndjenjat e të tjerëve”, shprehet ajo.

Lexuesja ka kërkuar që rrëfimi i saj të publikohet plotësisht në mënyrë anonime, pa përmendur emrin apo të dhëna që mund të zbulojnë identitetin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit