Tragjedi në magjistralen Podujevë–Prishtinë, 77-vjeçari me karrocë invalidore përplaset për vdekje nga një automjet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2026, 00:12

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në magjistralen Podujevë–Prishtinë, ku një i moshuar 77-vjeçar ka humbur jetën pasi është përfshirë në një aksident trafiku.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20, ku janë përfshirë një automjet dhe një person që lëvizte me karrocë invalidore.

Viktima është identifikuar me inicialet I.Ll., 77 vjeç, i cili fatkeqësisht nuk ka arritur t'u mbijetojë pasojave të aksidentit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar vdekjen e të moshuarit, ndërsa ka bërë të ditur se me hetimin e rrethanave të aksidentit po merret Njësiti Rajonal i Trafikut.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta se si ka ndodhur aksidenti që i mori jetën 77-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit