Një tragjedi e rëndë në Gjermani u mori jetën dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morinës nga Sapniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm, duke lënë në pikëllim familjet dhe të afërmit e tyre.
Familja Morina ka njoftuar se nesër, më 20 nëntor, do t'i jepet lamtumira e fundit Leartit, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën vetëm 19-vjeçare.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Sapniq të Rahovecit.
Humbja e parakohshme e dy të rinjve ka sjellë dhimbje të madhe te familjarët dhe komuniteti, ndërsa Learti do të përcillet nesër në banesën e fundit.
Ngushëllime të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka! ️