Durrës: Sherr për vendin e parkimit, plagoset me thikë një 30-vjeçar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.11.2026, 22:36

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me plagosjen e një 30-vjeçari mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit, në Durrës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, ku dyshohet se shkak i përplasjes mes personave të përfshirë ka qenë një vend parkimi.

Gjatë konfliktit, 30-vjeçari dyshohet se është goditur me thikë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për identitetin e të plagosurit apo personat e dyshuar si autorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit