Skandal! Si është e mundur që një i dënuar për vrasjen e gruas të kishte pistoletë me leje të MPB-së? Tani dyshohet për një tjetër vrasje në Suharekë!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.11.2026, 18:43

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Sylë Dakajt në Suharekë, për të cilën është arrestuar 60-vjeçari Rrahman Hoti. Sipas informacioneve të publikuara, arma që dyshohet se u përdor në krim ishte e pajisur me leje nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Bëhet fjalë për një pistoletë të tipit Sig Sauer, e cila iu sekuestrua të dyshuarit gjatë arrestimit. Hoti dyshohet se qëlloi disa herë drejt viktimës pas një konflikti për një vendparkim, duke i shkaktuar plagë fatale.

Ajo që e bën edhe më shqetësues rastin është e kaluara kriminale e 60-vjeçarit. Sipas raportimeve, Hoti ishte dënuar më parë në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes së tij, kishte vuajtur dënimin me burg dhe më pas ishte dëbuar nga shteti zviceran.

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si një person me një të kaluar të tillë kriminale ka mundur të pajiset me leje për armë në Kosovë. Mbetet të sqarohet se kur dhe në çfarë rrethanash është lëshuar kjo leje.

Pas vrasjes, Hoti u largua nga vendngjarja, por u arrestua nga Policia në afërsi të Samadraxhës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Rrahman Hoti është i dyshuar për vrasjen në Suharekë dhe prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit