Vrau gruan në Zvicër, dyshohet për një tjetër vrasje në Suharekë! E kaluara e rëndë e Rrahman Hotit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.11.2026, 15:30

Detaje tronditëse janë zbardhur për Rrahman Hotin, 60-vjeçarin e arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Sylë Dakajt në Suharekë. Sipas raportimeve mediatike, Hoti kishte një të kaluar të rëndë kriminale në Zvicër, ku ishte dënuar me 19 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ngjarja e parë kishte ndodhur më 8 nëntor 2011, në St. Gallen të Zvicrës. Sipas mediave zvicerane, burri kishte pritur bashkëshorten, me të cilën jetonte i ndarë, duke e goditur fillimisht me automjet dhe më pas disa herë në kokë me një shufër hekuri, duke i shkaktuar vdekjen.

Në vitin 2013, gjykata zvicerane e dënoi me 19 vite burgim për vrasjen. Gjatë procesit gjyqësor u zbuluan edhe detaje të dhimbshme për dy fëmijët e çiftit, të cilët kishin humbur nënën nga duart e babait. Avokati i tyre kishte deklaruar se fëmijët dëshironin që babai të qëndronte sa më gjatë në burg. Gjykata u caktoi nga 35 mijë franga zvicerane kompensim.

Ndërkohë, më 18 nëntor 2026, Rrahman Hoti u arrestua nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e Sylë Dakajt në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë. Sipas informacioneve të para, konflikti dyshohet se nisi për një vendparkim dhe përfundoi me të shtëna me armë zjarri.

Sylë Dakaj u dërgua në Spitalin e Prizrenit pa shenja jete, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes. Hoti mbetet i dyshuar për vrasjen e fundit deri në një vendim të gjykatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit