Kujdes nesër! Erëra të forta godasin Kosovën, IHMK paralajmëron qytetarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.11.2026, 15:18

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar një paralajmërim për erëra të forta që pritet të përfshijnë vendin gjatë ditës së nesërme, të enjten, më 19 nëntor.

Sipas parashikimeve, erërat do të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa në disa momente priten edhe vrulle më të fuqishme. Situata pritet të jetë më e theksuar nga mesdita deri në mbrëmje.

Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës parashikohen edhe reshje të herëpashershme shiu.

IHMK u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, duke siguruar objektet që mund të zhvendosen nga era, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit. Edhe drejtuesit e automjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët e hapura.

Ndërkohë, të premten pritet përmirësim i motit, kurse gjatë fundjavës parashikohet rënie e temperaturave, me maksimalet që do të zbresin në 9 deri në 11 gradë Celsius.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit