Policia e Kosovës ka arrestuar një person rreth 60-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e një personi në Suharekë.
Sipas raportimeve, i dyshuari është fotografuar nga dëshmitarët teksa largohej nga vendi i ngjarjes pas të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 12:00, në një parking në qytetin e Suharekës.
Dyshohet se konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshjeje për parkingun, ndërsa motivet dhe rrethanat e plota të rastit mbeten ende për t'u zbardhur