Bashkëshortja e Jakup Krasniqit në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte në spital në Turqi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.11.2026, 14:01

Bashkëshortja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Sevdija Krasniqi, po përballet me probleme të rënda shëndetësore. Këtë e ka bërë të ditur Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili ka treguar se gjendja e saj dyshohet se është përkeqësuar ditët e fundit.

Sipas Gucatit, Sevdija Krasniqi ka qenë duke marrë trajtim mjekësor në një spital në Turqi, ndërsa së fundmi raportohet se është kthyer në shtëpinë e saj në Prishtinë.

Ai ka treguar se ishte në dijeni të një vizite të mundshme të Jakup Krasniqit gjatë kësaj jave, pikërisht për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Gucati ka deklaruar gjithashtu se ka parë një autoambulancë në oborrin e shtëpisë së familjes Krasniqi në Prishtinë, duke shtuar se kishte komunikuar ditë më parë edhe me fëmijët e tyre.

Ndërkohë, Gjykata Speciale në Hagë ka konfirmuar se Jakup Krasniqit i është dhënë leje për një vizitë humanitare në shtëpinë e tij në Prishtinë, me qëllim që të qëndrojë pranë bashkëshortes në këto momente të vështira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit