Tragjedi në Suharekë! Sherri për parking përfundon me vrasje, një person humb jetën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.11.2026, 13:48

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën këtë të mërkurë në Suharekë, si pasojë e një konflikti që dyshohet se nisi për një vendparkim.

Ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 12:20, kur një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një burri, duke e lënë të plagosur rëndë.

Fillimisht, viktima është transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor, por sipas raportimeve të fundit, nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, kishte konfirmuar fillimisht plagosjen e rëndë, ndërsa raportimet e mëvonshme bëjnë të ditur se ngjarja ka përfunduar me humbjen e një jete.

Dyshohet se konflikti për parking është bërë shkak i përplasjes fatale, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t'u sqaruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit