Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë për vizitë familjare.
Bëhet e ditur se vizita e Krasniqit në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Sipas burimeve të Joq Kosova, Krasniqi do të qëndrojë vetëm sot deri në orën 17.00 në Kosovë.
Në lagjen ku ndodhet shtëpia e Krasniqit janë vendosur forca të Policisë së Kosovës, ndërsa ekipet e mediave, të cilat po qëndrojnë në afërsi, nuk po lejohen t’i afrohen shtëpisë.
Kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë. Herën e parë, ai kishte qëndruar në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.