10 MILIONË € pasuri, burri i Xhaçkës Tan Gaçi ndante tenderat e Shëndetësisë me Lir Shehun

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.11.2026, 12:52

Skandali i madh i shëndetësisë shqiptare ka marrë një kthesë të shumëpritur e tronditëse, pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të sekuestruar 29 pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro që i përkasin Ilir Shehut, i njohur ndryshe si Ilir Pasholli.

Ky personazh, i dënuar më parë në Itali për trafik droge, vjedhje, pengmarrje dhe shfrytëzim prostitucioni, ka shërbyer për vite me radhë si një nga perandorët e pandëshkuar të ilaçeve në vend.

JOQ Albania e ka denoncuar me dhjetëra herë ndër vite këtë oligark të shëndetësisë, i cili ka gllabëruar miliarda lekë nga fondet publike ndërkohë që qytetarët vuanin mungesën e barnave dhe shërbimit bazë.

Goditja e pasurive të tij nxjerr në pah një rrjet mafioz që shtrihet nga qelitë e burgjeve të huaja deri në zyrat më të larta të shtetit. Mes 29 pasurive të vëna nën sekuestro spikatin katër kompani kryesore farmaceutike, konkretisht Medicamenta, Mega Store, Unipharma dhe Italalbania Pharma, tetë prona të paluajtshme, tetë automjete luksoze, si dhe gjashtë pasuri të tjera të regjistruara në emër të bashkëshortes së tij, Hajrie Shehu.

Zanafilla e këtij monopoli kriminal daton që në vitin 1913, kur Ilir Shehu bleu 40% të aksioneve të kompanisë Medicamenta kundrejt shumës 400 mijë euro nga shtetasi italian Riccardo Celesia, një transaksion ku burimi i parave ka qenë totalisht i pajustifikuar dhe vlera e deklaruar dyshohet se është fshehur hapur, duke shkelur çdo normë ligjore dhe financiare.

Aktiviteti i këtij karteli farmaceutik është mbështetur verbërisht nga institucionet shtetërore, të cilat gjatë pesë viteve të fundit i kanë dhuruar kompanisë Medicamenta rreth 40 milionë euro përmes tenderave abuzivë.

Nga Thesari i Shtetit në llogaritë e Shehut kanë kaluar rreth 35 milionë euro, ku vetëm nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ky bos i skemave kriminale ka përfituar rreth 15 milionë euro. Tipologjia e këtyre tenderave ka qenë gjithmonë e njëjtja, duke u karakterizuar nga mungesa e plotë e konkurrencës, gara të sajuara, kritere të përshtatura enkas për kartelin dhe oferta fituese që përkonin pikërisht me fondin limit.

Nga rreth 700 tendera të fituar, plot 390 prej tyre mbajnë vulën e kuqe të flamurit të korrupsionit të pastër.

Përgjegjësia për këtë shkatërrim financiar dhe njerëzor bie mbi një listë të gjatë zyrtarësh të lartë dhe drejtuesish shtetërorë që kanë firmosur verbërisht për trafikantin e dënuar.

Mes emrave që kanë legjitimuar tenderat e tij figurojnë Ogerta Manastirliu, Enkel Joti, Rudina Degjoni, Arlinda Pogaj, Jonaid Myzyraj, Edlira Bode, Perlat Kapisyzi, Elisabeta Treska, Silva Bala, Xheni Halili, Senad Hallunaj, Ardian Dajti, Irini Shehu, Brunilda Mersini dhe Desantila Tahiraj. Këta zyrtarë kanë lejuar që buxheti i shtetit të vidhet hapur, duke krijuar një terren të favorshëm ku interesat e oligarkëve mbizotëronin mbi shëndetin e publikut.

Pjesa më makabre e kësaj historie nuk është vetëm vjedhja e parave, por rrezikimi direkt i jetës së qytetarëve përmes skemave të tmerrshme të mashtrimit me barna. Përmes bashkëpunimit me persona të brendshëm në spitale, si infermierë apo farmacistë, barnat që shteti i siguronte falas për pacientët në nevojë zhdukeshin nga farmacitë publike dhe u shiteshin qytetarëve nën pretekstin e mungesës.

Më pas, këto hapësira mbusheshin me medikamente të skaduara ose në kufijtë e skadencës të importuara nga kompanitë e oligarkëve si Ilir Shehu, duke i trajtuar pacientët shqiptarë si eksperimente të gjalla fitimi.

Fije të kësaj tentakule kriminale lidhen gjithashtu me politikën e lartë. Në njërën prej kompanive të sekuestruara nga Prokurorja e Tiranës Suela Salavaçi, konkretisht tek Unipharma, Ilir Shehu rezulton ortak me ish-deputetin socialist Artan Gaçi.

Edhe pse ndaj Gaçit nuk është ngritur ende zyrtarisht një akuzë në këtë dosje të veçantë, burimet konfirmojnë se ai dhe bashkëshortja e tij, deputetja Olta Xhaçka, janë në shënjestër të hetimeve të SPAK për pastrim parash, bazuar në dokumentet dhe informacionet e ardhura nga autoritetet antimafia italiane.

Ky skandal dëshmon qartë se si krimi i organizuar dhe korrupsioni zyrtar janë shkrirë në një trup të vetëm, duke e kthyer shëndetësinë publike në një gjueti thesari për pushtetarët dhe trafikantët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit