Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Këtë herë, muzika e saj do të jetë pjesë e videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), duke u renditur mes artistëve më të njohur ndërkombëtarë.
Kënga e saj e re, “Go Easy”, është përfshirë në albumin muzikor “GTA VI: The Album”, i cili përmban gjithsej 34 këngë. Lista u bë publike para kohe, pasi në internet qarkulluan pamje të kopjeve të albumit në format vinili.
Dua Lipa do të jetë në të njëjtin projekt muzikor me yje si Lana Del Rey, Travis Scott, Jennie, Zara Larsson, Playboi Carti dhe shumë emra të tjerë të njohur të muzikës botërore.
Videoloja GTA 6 pritet të publikohet më 19 nëntor, ndërsa albumi muzikor do të shoqërojë lançimin e saj. Përfshirja e Dua Lipës në këtë projekt përbën një tjetër arritje për artisten me origjinë shqiptare, e cila vazhdon të përfaqësojë shqiptarët në skenën ndërkombëtare.