Efektivët e policisë kanë shoqëruar me forcë dy vajza gjatë protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, shihet momenti kur efektivët i kapin protestueset dhe i fusin me forcë në makinën e policisë, duke i larguar nga vendi ku po mbahet tubimi.
Dy vajzat kishin dalë në shesh për të ushtruar një të drejtë të garantuar nga Kushtetuta, atë të protestës paqësore. Pamjet e ndërhyrjes së policisë ngrenë pikëpyetje mbi respektimin e kësaj të drejte dhe mënyrën se si po trajtohen qytetarët që zgjedhin të protestojnë.