Rama nderohet nga hebrenjtë në Bruksel me çmimin “CER Lord Jakobovits”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.11.2026, 16:44

Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër vlerësim ndërkombëtar, këtë herë në Bruksel, ku është nderuar nga Konferenca e Rabinëve Europianë me çmimin “CER Lord Jakobovits”.

Çmimi i është akorduar për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi nga ceremonia.

“Bruksel, Belgjikë – I nderuar me çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin tim në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”, shkruan kryeministri.

Çmimi mban emrin e rabinit Lord Immanuel Jakobovits dhe vlerëson personalitete që kanë kontribuar në mbrojtjen e komuniteteve hebraike, të drejtave fetare dhe luftën kundër antisemitizmit.

Ndërsa në Shqipëri protestat kundër qeverisë vijojnë prej më shumë se pesë muajsh, me qytetarë që kërkojnë largimin e tij dhe ndryshimin e klasës politike, Edi Rama duket se po shijon një tjetër realitet në arenën ndërkombëtare. Mes thirrjeve për dorëheqje në Tiranë dhe duartrokitjeve në Bruksel, kryeministri ka gjetur kohën të marrë edhe një çmim për tolerancën dhe dialogun ndërfetar. Me sa duket, protestat në shtëpi nuk e pengojnë aspak kalendarin e ceremonive të vlerësimit jashtë saj!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit