Pemët e rrëzuara dëmtojnë varret në Kukës, bashkia ende pa ndërhyrje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2026, 11:49

Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë sonë gjendjen shqetësuese në varrezat e qytetit të Kukësit, ku pemë të rrëzuara nga era kanë dëmtuar një pjesë të varrezave prej rreth një jave.

Qytetari bën me dije se pemët e rrëzuara kanë dëmtuar disa varre dhe kanë mbuluar shumë prej tyre, ndërsa deri më tani nuk është ndërhyrë për largimin e tyre.

Ai kërkon reagimin e Bashkisë Kukës dhe të strukturave përgjegjëse, duke theksuar se bëhet fjalë për një vend që meriton kujdes dhe respekt, pasi aty prehen njerëz që kanë kontribuar gjatë gjithë jetës së tyre për qytetin dhe kanë qenë taksapagues të tij.

Përmes këtij denoncimi publik, qytetari u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa sa më parë për pastrimin e varrezave dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Respekti për të ndjerët dhe familjarët e tyre kërkon kujdes dhe dinjitet në çdo kohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit