Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një paralajmërim sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen në Kosovë, duke u bërë thirrje të tregojnë kujdes të shtuar me afrimin e festave të fundvitit.
Përmes njoftimit, Ambasada u kërkon shtetasve amerikanë të jenë vigjilentë ndaj mjedisit përreth dhe të zbatojnë masat e sigurisë personale, veçanërisht në vende publike dhe ambiente me shumë njerëz.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur edhe përfaqësi të tjera amerikane në Europë kanë këshilluar qytetarët të tregojnë kujdes gjatë grumbullimeve të mëdha, në qendra tregtare dhe në hapësira të frekuentuara gjatë sezonit festiv.
Ndërkohë, autoritetet amerikane këshillojnë shmangien e protestave dhe turmave, si dhe ndjekjen e njoftimeve zyrtare për zhvillimet e fundit të sigurisë. Paralajmërimi ka karakter parandalues dhe nuk konfirmon ndonjë sulm të afërt në Kosovë.