Një aksident i rëndë trafiku në Gjermani u ka marrë jetën dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit, duke tronditur familjarët dhe të afërmit e tyre.
Viktimat janë identifikuar si Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët raportohet se kanë humbur jetën gjatë ditës së djeshme, më 15 nëntor.
Lajmi tragjik është raportuar nga mediat lokale të Rahovecit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo vendndodhja e saktë ku ka ndodhur ngjarja.
Humbja e dy të rinjve ka sjellë pikëllim për familjet dhe komunitetin e tyre.
Ngushëllime të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka për humbjen e më të dashurve të tyre!