Kujdes çfarë qumështi konsumoni! AUV tërheq nga tregu qumështin VITA, zbulohet substancë toksike mbi normat e lejuara!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.11.2026, 18:34

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie të qumështit VITA, pasi analizat laboratorike në Kosovë dhe Austri kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 mbi nivelin maksimal të lejuar.

Bëhet fjalë për qumështin VITA UHT 3.2% yndyrë, në paketim 1 litër, të prodhuar nga kompania ABRAZEN SH.P.K., me datë prodhimi 18.07.2026 dhe afat përdorimi 18.01.2027.

Sipas rezultateve laboratorike, niveli i aflatoksinës M1 ka rezultuar 0.065 µg/kg, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg. Kjo substancë toksike mund të kalojë në qumësht përmes ushqimit të kontaminuar të kafshëve dhe ekspozimi afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin.

AUV u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e konsumojnë qumështin e kësaj serie dhe ta kthejnë në pikën ku e kanë blerë. Ndërkohë, kompanisë i është kërkuar të ndalojë shitjen dhe shpërndarjen e produktit të identifikuar.

Agjencia ka sqaruar se tërheqja vlen vetëm për serinë e përmendur dhe jo për të gjitha produktet VITA. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në seri të tjera për të identifikuar burimin e mundshëm të kontaminimit.

Qytetarët këshillohen të kontrollojnë datën e prodhimit dhe të skadencës në paketimet e qumështit që kanë në shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit