Aksident i rëndë në Elbasan: Makina përplas këmbësorin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2026, 18:29

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Elbasan, ku një këmbësor i moshuar është përplasur nga një automjet dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në zonën e ish-Parkut të Rezervave të Shtetit. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke lënë të moshuarin të plagosur në rrugë.

Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e saktë e këmbësorit, ndërsa rrethanat e aksidentit dhe identifikimi i drejtuesit që u largua mbeten për t'u sqaruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit