Një 53-vjeçar, i identifikuar si Ilirjan Mahmuti, është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, ai jetonte i vetëm. Pas konstatimit të vdekjes, në banesë ka mbërritur policia, e cila ka bërë transportimin e trupit drejt morgut. Familjarët e tij, nëna dhe motra, janë njoftuar për ngjarjen.
Nga të dhënat paraprake mësohet se 53-vjeçari kishte probleme me konsumimin e alkoolit. Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes pritet të përcaktohen nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Por emri i Ilirjan Mahmutit rezulton të jetë i njohur edhe për një tjetër arsye. Pak kohë më parë, ai ishte shprehur publikisht për mediat se, pavarësisht rrugës së dëmtuar prej vitesh në fshatin ku jetonte, do të votonte gjithmonë Edi Ramën.
"Edhe në arkivol Edin do votoj", deklaroi Ilirjani.
Ndërsa që qytetarët përballen çdo ditë me rrugë të shkatërruara, probleme ekonomike dhe protesta, besnikëria politike arrin deri në ekstremitete.