Prej më shumë se një ore, qarkullimi në aksin rrugor Firzë–Fushë-Arrëz është bllokuar si pasojë e shembjes së gurëve në rrugë.
Sipas denoncimit të mbërritur nga qytetarët, automjetet kanë mbetur të bllokuar, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga strukturat përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi.
Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e reagimit, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e këtij segmenti rrugor dhe përgjegjësinë e institucioneve për mirëmbajtjen e tij.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për largimin e gurëve dhe rikthimin e qarkullimit normal.