U arrestua për drogë bashkë me Astrit Haraqijan, 26-vjeçarja motra e ish-kandidates për deputete të PDK-së!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.11.2026, 14:18

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë “Heshtja”, ku u arrestuan gjashtë persona, mes tyre edhe ish-ministri Astrit Haraqija.

Njëra nga të arrestuarat është Albana Xhemajli, 26 vjeçe, nga Vitia, e cila rezulton të jetë motra e Arbiana Xhemajlit, anëtare e PDK-së dhe ish-kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2025.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, 26-vjeçarja dyshohet se bashkëjetonte me Jeton Stanovcin, gjithashtu të arrestuar, dhe se kishte rol në mbledhjen e parave të përfituara nga aktiviteti i dyshuar kriminal.

Albana Xhemajli më herët kishte punuar edhe në rrjetin e barnatoreve “Aris Pharm”, biznes i lidhur me motrën e saj, ku ishte prezantuar si pjesë e stafit menaxherial.

Gjatë operacionit, Policia e Kosovës sekuestroi 1.6 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 111 mijë euro, si dhe gjashtë automjete, mes tyre Mercedes, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan.

Sot, gjashtë të arrestuarit janë paraqitur në Gjykatën në Prishtinë për shqyrtimin e masës së sigurisë.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen për përfshirje në trafikim narkotikësh dhe konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit