Tritol për herë të dytë në dyqanin e luleve, pronari: Djali luan bixhoz, më kërkojnë 24 milionë lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2026, 09:56

Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë orëve të natës zonën e Tufinës në Tiranë. Këtë herë, shënjestër ka qenë një dyqan lulesh në pronësi të Asllan Koçit, të cilit i është vendosur tritol për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër.

Ngjarja e parë ishte regjistruar më 1 nëntor, rreth orës 02:45, ndërsa përsëritja e sulmit ka ngritur dyshimet për një konflikt të vazhdueshëm ndaj pronarit të biznesit.

Në një prononcim për mediat, 65-vjeçari ka deklaruar se dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me borxhet e të birit, i cili, sipas tij, luan bixhoz. Koçi pretendon se persona ende të paidentifikuar i kanë kërkuar një shumë prej 24 milionë lekësh të reja.

“Situata është shumë keq, kjo është hera e dytë. Prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 240 milionë. Përnatë kam qëndruar roje. Policia ka nisur kërkimet, por ende nuk e ka kapur”, është shprehur Asllan Koçi.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e lëndës plasëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit