“Blini dru, mund të mbeteni pa rrymë!” Paralajmërim për dimër të rëndë në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.11.2026, 08:43

Kosova rrezikon të përballet me një nga dimrat më të vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike. Çmimet e larta të importit, kapacitetet e kufizuara prodhuese dhe rritja e konsumit gjatë muajve të ftohtë kanë ngritur shqetësime serioze për qytetarët dhe bizneset.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka lëshuar një paralajmërim të fortë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të sigurojnë edhe dru për ngrohje, pasi ekziston rreziku të mbeten pa energji elektrike.

“Ky do të jetë një nga dimrat më të vështirë që ka pasur Kosova që nga paslufta. Qytetarët duhet të përgatiten të blejnë dru, sepse mund të mbesin pa rrymë”, ka deklaruar Mulaj.

Situata mund të rëndohet edhe nga çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare, të cilat paralajmërohet se mund të arrijnë deri në 500 euro për megavat-orë.

Edhe përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike. Sipas tij, bizneset tashmë po përballen me reduktime të energjisë dhe fatura disa herë më të shtrenjta.

Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar gjithashtu një dimër të vështirë. Ekspertët kërkojnë masa urgjente nga Qeveria për të shmangur problemet me furnizimin dhe për të mbrojtur qytetarët nga kostot e larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit