Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike për ditën e hënë, më 16 nëntor 2026, në disa zona të Kosovës. Qytetarët në disa vendbanime pritet të mbesin pa rrymë deri në 8 orë.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin Dragashin, Ferizajn dhe Gjakovën, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik dhe realizimit të projekteve investive.
Në Dragash, nga ora 09:00 deri në 17:00, pa energji elektrike pritet të mbesin Zaplluxha, Struzha, Kuklibegu, Kuku, Buzezi, Brodosana dhe Blaçi.
Në Ferizaj, ndërprerjet janë paralajmëruar nga ora 09:00 deri në 11:00 dhe do të prekin zonat Zejnulla Zejna, Rexhep Bislimi, magjistralen Ferizaj–Kaçanik, Luigj Gurakuqi, Ilir Konushevci, Gursel e Bajram Sylejmani, Fshatin e Vjetër, Bibajn dhe Ali Hadrin.
Në Gjakovë, nga ora 10:00 deri në 16:00, pa energji elektrike do të mbesin zonat Qerim dhe Fehmi Agani.
KEDS ka bërë të ditur se këto ndërprerje janë të planifikuara dhe kanë për qëllim përmirësimin e rrjetit elektrik. Qytetarëve u rekomandohet të marrin masa paraprake dhe t'i përshtatin aktivitetet e tyre me oraret e njoftuara.