Mexhit Hysenaj shpallet nënkampion i Europës në kikboks

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.11.2026, 22:18

Një tjetër arritje për sportin shqiptar vjen nga ringjet europiane. Mexhit Hysenaj, sportist nga Durrësi, është shpallur nënkampion i Europës në Kampionatin Europian WAKO 2026, duke fituar medaljen e argjendtë në disiplinën Low Kick, në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Hysenaj zhvilloi një paraqitje të suksesshme gjatë këtij kompeticioni, duke regjistruar tri fitore radhazi përpara se të siguronte vendin në finalen e madhe. Në rrugëtimin drejt medaljes, ai kaloi kundërshtarë nga Bosnjë-Hercegovina, Kosova dhe Kroacia.

Në finalen e zhvilluar në Shkup, sportisti shqiptar u përball me turkun Eren Celep Bayram. Pas tri raundesh, kundërshtari fitoi me rezultatin 3-0, ndërsa Hysenaj u ngjit në podiumin europian me medaljen e argjendtë.

Kampionati Europian WAKO për të rritur dhe veteranë u zhvillua nga 6 deri më 15 nëntor në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e sportistëve nga shumë vende të Europës.

Përmes një mesazhi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, qytetarë kërkojnë që kjo arritje të bëhet publike dhe të mbështeten sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Një rezultat që meriton vëmendje dhe vlerësim, ndërsa Mexhit Hysenaj kthehet në vend me titullin e nënkampionit të Europës dhe medaljen e argjendtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit