“Çmenden” vajzat në Kamëz, filmohen duke bërë veprime të pazakonta në korridorin e pallatit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.11.2026, 21:35

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të pazakontë të regjistruar nga kamerat e sigurisë së pallatit ku banon, në Kamëz.

Në pamjet e dërguara në redaksi shfaqen dy vajza, të cilat sipas denoncuesit janë të huaja, duke kryer veprime të pazakonta në korridorin e përbashkët të pallatit.

Ajo që bie veçanërisht në sy është momenti kur njëra prej tyre shfaqet e veshur vetëm me të brendshme, duke bërë lëvizje të theksuara me trupin, duke u përkulur dhe duke kryer gjeste të ndryshme. Në një moment, ajo godet edhe me shkelm tapetin e vendosur përpara hyrjes së një apartamenti, duke e lëvizur nga vendi.

Denoncuesi shpreh shqetësimin për këtë sjellje, pasi bëhet fjalë për një ambient të përbashkët ku kalojnë çdo ditë edhe banorë të tjerë, përfshirë fëmijë të vegjël.

Ai dyshon se vajzat mund të kenë qenë nën efektin e alkoolit ose të substancave të tjera, por ky pretendim nuk mund të konfirmohet nga pamjet.

Banori kërkon që rasti të bëhet publik, duke ngritur shqetësimin për sjellje të tilla në hapësirat e përbashkëta të një pallati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit