Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.11.2026, 14:02

Parku Kombëtar i Llogorasë është mbuluar nga mjegulla e dendur, duke krijuar një atmosferë të veçantë në një prej destinacioneve më të bukura turistike të jugut të Shqipërisë.

Pas reshjeve të shiut të ditëve të fundit, mjegulla ka përfshirë të gjithë territorin e parkut, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë edhe në rrugën e vjetër që lidh zonën me Palasën, Dhërmiun dhe Himarën.

Këto kushte atmosferike kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks, ku drejtuesit duhet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe kujdes të shtuar për shkak të shikueshmërisë së kufizuar.

Llogoraja njihet për panoramën spektakolare që ofron në ditët me mot të kthjellët, ku nga lartësia mund të shijohet një pamje e gjerë e bregdetit Jon dhe jugut të vendit. Por këtë të diel, mjegulla e dendur ka mbuluar gjithçka, duke fshehur thuajse tërësisht peizazhin karakteristik të zonës.

Drejtuesit e automjeteve që përshkojnë këtë rrugë këshillohen të tregojnë kujdes të veçantë dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit