Gjepalaj pa ujë, banorët detyrohen të blejnë me lekët e tyre dy bote çdo 3-4 ditë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.11.2026, 13:19

Një banor i Gjepalajt, në Shijak, denoncon mungesën e vazhdueshme të ujit të pijshëm në zonë.

Përmes një videoje të dërguar pranë redaksisë sonë, qytetari shprehet se prej kohësh nuk furnizohen me ujë dhe detyrohen ta blejnë atë privatisht për të përballuar nevojat e përditshme.

Sipas tij, çdo 3-4 ditë i duhet të blejë dy bote me ujë, duke shpenzuar rreth 30 mijë lekë.

Banori kërkon që ky problem të bëhet publik dhe institucionet përgjegjëse të marrin masa për të zgjidhur situatën.

Deri kur banorët e Gjepalajt do të duhet të paguajnë nga xhepi për një shërbim bazë si uji i pijshëm?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit