“Faleminderit kapiten!” Portugalia nderon Ronaldon, i gjithë stadiumi në këmbë në ndeshjen me Danimarkën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.11.2026, 12:23

Portugalia ka nderuar Cristiano Ronaldon me një homazh emocionues, pas largimit të yllit portugez nga kombëtarja, me të cilën shkroi historinë e futbollit. Për herë të parë, përfaqësuesja luzitane u shfaq në një ndeshje në shtëpi pa kapitenin e saj, në përballjen e kësaj të shtune ndaj Danimarkës.

Që përpara nisjes së takimit u kuptua se kjo nuk do të ishte një ndeshje e zakonshme. Në rrjetet sociale u publikua një video që tregonte ndryshimin e dizajnit të fanellës me numrin 7, ndërsa futbollistët portugezë zbritën në fushë duke mbajtur veshur fanellën me numrin 7 në versionin që lidhet me Ronaldon.

Momente emocionuese u regjistruan edhe në tribunat e stadiumit “Estádio Municipal” në Braga. Përpara vërshëllimës së parë, tifozët shpalosën një banderolë gjigante me mesazhin: “Faleminderit kapiten!”

Homazhi kulmoi në minutën e 7-të të ndeshjes, kur i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe shpërtheu në duartrokitje në nder të legjendës portugeze. Një gjest simbolik dhe emocionues për Cristiano Ronaldon, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit portugez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit