Bllokohet rruga në Theth nga rënia masive e gurëve, banorët e izoluar bëjnë punën e bashkisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.11.2026, 11:50

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Ndërlysaj–Breg Lumi, në zonën e Thethit.

Si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjeve të dherave e gurëve nga shpati i malit, rruga është bllokuar, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve.

Pavarësisht situatës së krijuar, banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë reagim nga Bashkia. Të gjendue përballë këtij problemi, ata janë detyruar të ndërhyjnë vetë, duke larguar gurët me duar në përpjekje për të hapur rrugën dhe për të mundësuar kalimin.

Situatën e bën edhe më të vështirë mjegulla e dendur, e cila ul ndjeshëm dukshmërinë dhe rrit rrezikun për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia dhe institucionet përgjegjëse për pastrimin e rrugës, largimin e inerteve dhe marrjen e masave për të parandaluar situata të ngjashme, pasi çdo reshje shiu i kthen këto segmente në një shqetësim serioz për sigurinë dhe lëvizjen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit