Berisha i kërkon ndihmë Lalit: Ta rrëzojmë bashkë Ramën nga pushteti!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.11.2026, 13:46

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të bashkojnë forcat për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me qytetarët, Berisha sqaroi se ky nuk është një bashkim programor, por theksoi se çdo kontribut kundër qeverisë është i pranueshëm.

"Cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky. Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin”

Kjo thirrje vjen në një kohë kur raportet mes Ramës dhe Veliajt janë tensionuar ndjeshëm, sidomos pas transferimit të kryebashkiakut nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit.

Pavarësisht se e ka quajtur Veliajn “të burgosur hajdut” dhe ka kujtuar se PD-ja ka qenë e para që e ka denoncuar, Berisha insiston se kushdo që e sheh Ramën si rrezikun kryesor mund të kontribuojë në largimin e tij.

Në mbyllje, Berisha theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me këdo, qoftë edhe me ata që e kritikojnë atë personalisht, për sa kohë ndajnë të njëjtin objektiv politik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit