Shkoi në spital për një infeksion në hundë, humbi jetën 43-vjeçarja në Klinë!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.11.2026, 12:36

Një ngjarje tragjike ka tronditur Klinën, ku 43-vjeçarja Albona Morina ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të papritur të gjendjes shëndetësore gjatë trajtimit mjekësor.

Ajo kishte shkuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për një infeksion në hundë, por nuk arriti të kthehej më e gjallë pranë familjes.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit në Polici, gruaja kishte kërkuar ndihmë mjekësore rreth orës 13:00. Ai ishte larguar për pak kohë për të kryer një pagesë, ndërsa kur ishte kthyer kishte mësuar se gjendja e saj ishte rënduar dhe po përgatitej transportimi urgjent drejt Spitalit të Pejës. Bashkëshorti ka treguar gjithashtu se 43-vjeçarja vuante nga astma.

Nga QKMF-ja në Klinë është bërë e ditur se pacientja kishte pësuar një reaksion të rëndë alergjik menjëherë pas nisjes së infuzionit. Gjatë transportit drejt Pejës, personeli shëndetësor kishte kryer përpjekje për ta rikthyer në jetë përmes reanimimit kardiopulmonar, por fatkeqësisht 43-vjeçarja nuk mbijetoi.

Ajo që ngre pikëpyetje serioze është fakti se autoambulanca që po transportonte pacienten raportohet se kishte probleme me dritat sinjalizuese të emergjencës.

Për këtë arsye, personeli mjekësor kishte kërkuar ndihmën e Policisë për të liruar rrugën drejt spitalit.

Autoritetet kanë konfirmuar se edhe ky aspekt po verifikohet në kuadër të hetimeve.

Me urdhër të Prokurorisë është sekuestruar dokumentacioni mjekësor dhe janë intervistuar punonjësit shëndetësorë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion me qëllim sqarimin e shkakut të vdekjes.

Sot, më 14 nëntor, familjarët dhe të afërmit do t'i japin lamtumirën e fundit Albona Morinës. Ceremonia e varrimit është parashikuar të mbahet në orën 16:00, në varrezat e lagjes Muhaxheri, në fshatin Rixhevë të Klinës.

Rrethanat e vdekjes së 43-vjeçares mbeten nën hetim, ndërsa pritet të sqarohet nëse ka pasur mangësi në trajtimin mjekësor apo transportimin e saj drejt spitalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit