Kryeministri Edi Rama mësohet se ka kërkuar që në Asamblenë e PS që po mbahet sot të hidhet në votim largimi ose përjashtimi i Elisa Spiropalit nga radhët e partisë. Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura, kreu i qeverisë e ka ngritur këtë kërkesë për shqyrtim para anëtarëve.
Nga ana tjetër, sa i përket diskutimeve lidhur me Erion Veliajn, Rama thuhet se ka mbajtur një qasje tjetër, duke u shprehur se për të "jo, sepse i ka duart e lidhura".
Këto deklarata vijnë në një kohë kur Asambleja Socialiste është e mbledhur për të diskutuar mbi organizimin e brendshëm të partisë dhe lëvizjet e reja në strukturën e saj drejtuese politike.