Nën hetim për korrupsion, Balluku në rresht të parë në Asamblenë e PS

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.11.2026, 11:09

Pavarësisht se po përballet me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzime me fondet publike dhe tenderët, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk ka humbur asnjë centimetër nga pozicioni i saj i privilegjuar brenda strukturave socialiste. Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së zhvilluar në Gjirin e Lalzit, ajo është ulur hapur në rreshtin e parë të hierarkisë partiake.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë edhe shoqëria e saj. E pozicionuar mes dy prej aleatëve të saj më të afërt në parti, Taulant Ballës dhe Ulsi Manjës.

Ky kontrast i fortë mes problemeve të hapura me drejtësinë dhe komoditetit në rreshtin e parë të drejtimit politik ngre sërish pikëpyetje të mëdha mbi standardet e përgjegjësisë dhe mesazhet që përcjell Partia Socialiste përballë zyrtarëve nën akuzë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit