“Ktheje kokën pas dhe kujto nga ke ardhur”, kunata e fyen para të gjithëve: Si do të reagonit po të ishit në vendin tim?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.11.2026, 23:08

Marrëdhëniet mes familjarëve nuk janë gjithmonë të lehta, por ka raste kur disa fjalë të thëna në sy të të gjithëve mund të kthehen në një fyerje të vështirë për t'u harruar.

Një grua ka rrëfyer për JOQ Albania një situatë që thotë se ka përjetuar në shtëpinë ku jeton me bashkëshortin, prindërit e tij dhe fëmijët.

Sipas saj, gjatë një vizite, kunata, bashkëshortja e vëllait të burrit, i është drejtuar në prani të familjarëve me fjalët:

“Ktheje kokën mbrapa, shiko nga ke ardhur dhe falëndero këta për vendin ku je sot.”

Më pas, ajo i është drejtuar edhe bashkëshortit të gruas, duke e pyetur: “A e njeh mirë këtë nusen tënde?”

Gruaja e ka përjetuar këtë sjellje si një përpjekje për ta poshtëruar përpara familjes dhe tani kërkon mendimin e qytetarëve se si duhet të veprojë.

A duhet ta kalojë në heshtje për hir të marrëdhënieve familjare, të vendosë kufij të prerë apo të ndërpresë komunikimin me kunatën?

Po ju, si do të reagonit në vendin e saj? A do ta pranonit një sjellje të tillë nga një familjare?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit