I ftohti godet Kosovën! Nesër temperaturat bien deri në 1 gradë, priten shi dhe borë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2026, 19:37

Kosova pritet të përballet me një rënie të ndjeshme të temperaturave gjatë ditës së nesërme, të shtunën, më 14 nëntor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), fundjava do të sjellë mot të ftohtë, vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje bore.

Të shtunën, temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 4 deri në 7 gradë. Moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu në disa pjesë të vendit. Në viset malore, për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen edhe reshje bore.

Ndërkohë, të dielën, më 15 nëntor, pritet një përmirësim i kushteve atmosferike. Temperaturat maksimale do të rriten nga 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë. Gjatë ditës parashikohen vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.

IHMK paralajmëron se kushtet biometeorologjike gjatë fundjavës do të jenë kryesisht të pafavorshme, veçanërisht për personat me sëmundje kronike, reumatike dhe probleme kardiovaskulare.

Qytetarëve u rekomandohet të vishen ngrohtë dhe të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit jashtë, ndërsa fermerët këshillohen të mbrojnë kulturat e ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit