“Jam një copë m*ti”. Kështu raportohet se e ka cilësuar veten Jensen Huang, ish-drejtuesi i Nvidia-s, në bisedat me njerëzit e afërt, në ditët e fundit përpara se të largohej nga drejtimi i një prej kompanive më të fuqishme të teknologjisë në botë.
Sipas një raportimi të Bloomberg, Huang kishte shfaqur pendesë të thellë për veprimet e tij dhe pasojat që ato kishin shkaktuar te familja. Gjatë diskutimit të fundit me bordin e kompanisë, mbrëmjen e 11 nëntorit, ai përsëriste vazhdimisht shprehje si “bëni çfarë të doni” dhe “nuk më intereson më”.
Burimet pranë tij bëjnë me dije se shqetësimi më i madh i Huang në atë periudhë nuk ishte pozicioni i tij në krye të Nvidia-s, por bashkëshortja dhe familja, të cilën nuk dëshironte ta shihte të shkatërruar nga skandali.
Largimi i tij erdhi pas disa javësh raportimesh për marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një lidhje me Alice Huang, një biznesmene kineze për të cilën shërbimet amerikane të inteligjencës dyshojnë se ka lidhje me spiunazhin kinez. Huang kishte mohuar fillimisht akuzat, por më pas pranoi publikisht se kishte qenë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij.
Situata u rëndua edhe më shumë pas raportimeve për një marrëdhënie tjetër të pretenduar me Kimberly Powell, një drejtuese në Nvidia, çka solli një mbledhje urgjente të bordit dhe përfundimisht dorëheqjen e Huang më 12 nëntor.
Pas 33 vitesh në krye të kompanisë që bashkëthemeloi në vitin 1993, Huang u largua me efekt të menjëhershëm. Në vend të tij, drejtimin e përkohshëm të Nvidia-s e mori drejtoresha financiare Colette Kress, ndërsa bordi ka nisur kërkimet për pasuesin e tij.
Raportimi për fjalët e Huang para largimit u publikua fillimisht nga Bloomberg dhe më pas u pasqyrua nga media të tjera ndërkombëtare.