Një rast shqetësues është raportuar në Ferizaj, ku një vajzë vetëm 15 vjeçe, e cila raportohet se është shtatzënë, është paraqitur për kontroll mjekësor në Spitalin e Ferizajt. Rasti ka ngritur shqetësime serioze për mbrojtjen e të miturve dhe ka vënë në lëvizje organet e rendit.
Sipas raportimit, Policia ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për bashkëjetesë me një person nën moshën 16-vjeçare. Në qendër të hetimeve është një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëjetuar me të miturën. Autoritetet po trajtojnë rrethanat e rastit për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme penale.