Arrestohet vëllai i peshëngritësit shqiptar, i jepte doping edhe të birit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.11.2026, 09:52

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ambientet sportive në Greqi, pasi policia ka vënë në pranga 58-vjeçarin Odisea Dhima, vëllai i atletit të mirënjohur me origjinë shqiptare, Pirro Dhima.

Sipas autoriteteve policore, i arrestuari drejtonte një qendër sportive në Atikë, e cila shërbente si bazë për sigurimin dhe shpërndarjen e substancave stimuluese dhe dopingut te sportistët, me qëllim rritjen artificiale të performancës së tyre. Që prej prillit të vitit 2024, ai dyshohet se ka furnizuar rregullisht sportistët me këto substanca të ndaluara.

Sipas akuzës, 58-vjeçari dyshohet se e ka ushtruar këtë aktivitet të paligjshëm për më shumë se 14 vjet, duke përfshirë shpërndarjen e tyre madje edhe te djali i tij.

Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan gjithashtu një rast të dhënies së një substance të ndaluar nga lista e WADA-s për një sportist të mitur gjatë një gare, rast për të cilin si trajneri ashtu edhe sportisti ishin dënuar më parë me përjashtim nga garat dhe eventet sportive.

Në kuadër të operacionit, kontrollet e ushtruara në banesën e tij dhe në ambientet sportive në rajonin e Atikës sollën sekuestrimin e 871 copë medikamenteve dhe substancave të paligjshme dopingu, përfshirë tableta dhe ampula të pamiratuara nga Organizata Kombëtare e Barnave dhe të rrezikshme për shëndetin.

Gjithashtu u sekuestruan 15.000 euro cash, 17 kartela sportistësh, shënime me dorë dhe një aparat celular, i cili do të verifikohet për të zbuluar prova shtesë mbi aktivitetin e paligjshëm të Odisea Dhimës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit