Një skenë e pazakontë në rrugët e San Franciskos, në SHBA, ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.
Në një video të publikuar në internet, shihet një qen robotik që ecën krah për krah me një qen të vërtetë, teksa të dy shëtisin në trotuar. Një pamje që ngjan më shumë me një skenë nga filmat fantastiko-shkencorë sesa me një ditë të zakonshme në qytet.
Kontrasti mes të dyve e bën momentin edhe më interesant: njëri është një kafshë që shijon shëtitjen e përditshme, ndërsa tjetri një robot me katër këmbë, i projektuar për të imituar lëvizjet e saj.
Pamjet kanë ngjallur kureshtje në rrjet, duke sjellë edhe një tjetër shembull se si teknologjia robotike po bëhet gjithnjë e më e pranishme në skena që deri dje dukeshin të pamundura.