Shamikuqja dhe gjyqtari i PD të gatshëm të lënë mandatet për t’u bërë kryebashkiakë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2026, 15:22

Ashtu si Rilindja në zgjedhjet e fundit parlamentare ku kryetarët e bashkive lanë postin për një mandat, Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe disa prej deputetëve të saj kanë shprehur hapur gatishmërinë për të hequr dorë nga mandati parlamentar për të kandiduar për kryetarë bashkie.

Pas Xhelal Mziut, edhe deputeti Gjin Gjoni ka konfirmuar se është i hapur të garojë për Bashkinë e Lezhës.

Në një intervistë për mediat ai deklaroi se drejtimi i këtij qyteti nuk është në ambiciet e tij personale për momentin, por ai është gati të bëjë një sakrificë politike nëse këtë ia kërkojnë demokratët e zonës.

Sipas tij, PD-ja duhet të angazhojë përfaqësuesit e saj më të fortë në këtë garë. Gjoni u ndal edhe te Tirana, duke theksuar se opozita po kërkon një emër që bashkon jo vetëm forcat opozitare, por edhe qytetarët, studentët dhe elektoratin e pavendosur, ndërsa përmendi Ilir Alimehmetin si një mundësi të fortë.

Kjo qasje vjen pak ditë pasi deputeti Xhelal Mziu deklaroi gjithashtu se është i hapur për një rikthim në krye të Bashkisë së Kamzës, ku ka drejtuar për tri mandate radhazi nga viti 2007 deri në 2019.

Ndërkohë që strukturat e Partisë Demokratike po punojnë për identifikimin e kandidatëve, mbetet ende e hapur çështja se çfarë formule do të ndiqet për të dalë me kandidatë të përbashkët bashkë me partitë e tjera të opozitës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit