Alarm për rrymën në Kosovë! Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë me grevë: “E tërë Kosova do të mbetet në terr!”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.11.2026, 14:51

Kosova mund të përballet me një situatë të rëndë energjetike, pasi punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë paralajmëruar grevë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Ata protestuan sot para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësi të mëdha për pagat dhe kushtet e punës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Xhelal Jashari, paralajmëroi se durimit të punëtorëve po i vjen fundi dhe se greva është një mundësi reale. Ai kërkoi nga drejtuesit e korporatës të ulen në dialog dhe të zgjidhin problemet e grumbulluara.

“Nuk po bëjmë shaka, nuk po kërkojmë lëmoshë. Uluni, dialogoni dhe zgjidhini këto probleme një nga një, sepse na ka ardhur thika në asht”, deklaroi Jashari.

Paralajmërimi më i fortë iu drejtua ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Jashari tha se sindikata do të kërkojë takim urgjent me të, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse kërkesat e punëtorëve vazhdojnë të injorohen.

“Nëse nuk ka takim, e tërë Kosova do të jetë në terr”, paralajmëroi ai.

Ndërkohë, nënkryetari i sindikatës, Nexhmi Llumnica, kritikoi edhe mënyrën e shpërndarjes së mjeteve buxhetore, duke ngritur shqetësime për rialokimin e 120 milionë eurove, prej të cilave 30 milionë janë paraparë për ndërmarrje publike.

Punëtorët kanë paralajmëruar një tjetër protestë pas një jave, në të njëjtin vend dhe orar, ndërsa nuk përjashtojnë kalimin në grevë.

A do të ndërhyjnë qeveria dhe ministrja Rizvanolli për të shmangur një krizë të mundshme, apo qytetarët e Kosovës rrezikojnë të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të përplasjes mes punëtorëve dhe institucioneve?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit