Tirana ia kalon Dubait! Kafja e mëngjesit 150 lekë dhe uji 5 mijë lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2026, 14:28

Rritja e pakontrolluar e çmimeve në sektorin e shërbimeve dhe gastronomisë në kryeqytet vijon të mbetet një shqetësim i madh për qytetarët.

Së fundmi, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të ngjashëm pasi është faturuar 650 Lekë për vetëm një kafe dhe një shishe ujë.

Nga të dhënat e bëra publike, fatura ka vetëm dy artikuj: Kafja: 150 Lekë (një çmim relativisht standard për zonat e ndryshme të Tiranës) dhe uji 500 lekë ose 5 minë të vjetra.

Ai thotë se kamerierit i ka kërkuar një shishe uji të vogël, pa u vënë në dijeni paraprakisht për çmimin apo për ndonjë markë speciale, atij i është shërbyer uji i markës franceze "Abatilles".

Fatura përfundimtare prej 650 Lekësh ka lënë të habitur qytetarin i cili nuk e prisntr që një shishe e vetme uji të kushtonte sa trefishi ose katërfishi i kafesë.

Ky rast ka sjellë sërish në vëmendje debatin mbi mungesën e transparencës së çmimeve në menu dhe mungesën e etikës në disa prej lokaleve të kryeqytetit, ku klientët përballen me fatura surprizë pasi kanë konsumuar produktet.

Raste të tilla ngrenë domosdoshmërinë e një kontrolli më të rreptë nga ana e strukturave të Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Autoritetit të Konkurrencës, për të parandaluar abuzimet me çmimet e produkteve bazë në baret dhe restorantet e vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit