E rëndë në Fushë Kosovë! 13-vjeçarja u raportua e zhdukur nga gjyshi, dy ditë më vonë denoncoi 21-vjeçarin për dhunim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.11.2026, 20:16

Një rast i rëndë dhe tronditës është raportuar në Fushë Kosovë, ku një vajzë vetëm 13 vjeçe dyshohet se ka qenë viktimë e dhunimit nga një 21-vjeçar, me të cilin raportohet se bashkëjetonte.

Sipas informacioneve të publikuara, e mitura, e cila ishte zhvendosur së fundmi për të jetuar në Fushë Kosovë, fillimisht ishte raportuar e zhdukur nga gjyshi i saj. Mirëpo, dy ditë më vonë, 13-vjeçarja është paraqitur vetë në stacionin policor, ku ka denoncuar 21-vjeçarin për dhunim.

Pas denoncimit, në këtë rast janë përfshirë edhe punonjësit e Qendrës për Punë Sociale. Drejtori i kësaj qendre, Abaz Xhigoli, ka konfirmuar se e mitura është vendosur në një strehimore dhe aktualisht ndodhet nën përkujdesjen e institucioneve përgjegjëse. Ai ka treguar gjithashtu se vajza kishte marrë edhe më herët këshillime psikologjike përmes Qendrës për Punë Sociale, me referim nga prindërit.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore ka njoftuar se 21-vjeçari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit. Prokurori i rastit po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

13-vjeçarja i është nënshtruar edhe ekzaminimeve të mëtejshme, përfshirë ato pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Rasti ka ngritur shqetësime serioze lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e të miturve, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes. I dyshuari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit