U plagos nga policia me plumb gome, Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit vendimtar në Romë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.11.2026, 15:04

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestave në Tiranë, po i nënshtrohet këtë të mërkurë një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në spitalin universitar “Gemelli” në Romë. Ky operacion shihet si një moment vendimtar për shanset e të riut për të rikuperuar shikimin.

Ndërhyrja po kryhet nga ekipi mjekësor i drejtuar nga profesori italian Stanislao Rizzo, i cili realizoi edhe operacionin e parë më 28 tetor. Asokohe, mjekët arritën të shpëtonin syrin e 28-vjeçarit, megjithatë mundësia e rikthimit të shikimit mbeti e pasigurt.

Gjatë ndërhyrjes së parë kirurgjikale, nga syri i Vishkullit u hoq edhe një trup i huaj, që dyshohet të jetë një plumb gome. Materiali është marrë në dorëzim nga organet hetimore dhe pritet t'i nënshtrohet ekspertimit nga Prokuroria e Tiranës, për të përcaktuar natyrën e tij dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat e plagosjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit