Nafta 1.79€ në Kosovë, qytetarët paguajnë shtrenjtë, Qeveria ende pa vendim për çmimin tavan!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.11.2026, 13:22

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me çmime të larta të derivateve, ndërsa paralajmërimet e Qeverisë për vendosjen e çmimit tavan ende nuk janë konkretizuar me një vendim të ri. Sot, një litër naftë raportohet se kushton 1.79 euro, duke rënduar buxhetet familjare në një kohë kur edhe produktet bazë janë shtrenjtuar ndjeshëm.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut nafta raportohet se kushton 1.45 euro për litër, qytetarët e Kosovës paguajnë 34 centë më shumë. Ministrja Mimoza Kusari-Lila kishte paralajmëruar rikthimin e çmimit tavan nëse nuk do të kishte ulje të çmimeve, por deri tani nuk është bërë i ditur një vendim i ri për këtë masë.

Edhe pse çmimi i naftës ka rënë me rreth 9.9 centë gjatë javës së fundit, ai mbetet i lartë për konsumatorët. Shoqata e Naftëtarëve parashikon një tjetër ulje të lehtë prej 2 deri në 5 centësh, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin masa konkrete.

Deri kur qytetarët do të përballojnë këtë barrë financiare? Pse Qeveria vazhdon me paralajmërime, ndërsa çmimet e karburanteve mbeten të larta? Dhe kur do të merret një vendim konkret për mbrojtjen e konsumatorëve?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit