E rëndë në Gjilan: Nxënësi i shkollës ekonomike theret me thikë nga bashkëmoshatari!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.11.2026, 12:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një nxënës i shkollës së mesme ekonomike është sulmuar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Sipas informacioneve të para, i mituri, i lindur në vitin 2009, ka pësuar plagë në këmbë si pasojë e sulmit me mjet të mprehtë.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në këtë incident të rëndë mes të miturve, ndërsa motivet e sulmit mbeten të paqarta.

Rasti ka ngritur sërish shqetësimin për dhunën mes të rinjve dhe sigurinë e nxënësve në ambientet shkollore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit